Si t’iu përgjigjemi pyetjeve “palidhje” në një interviste pune?

Në një intervistë pune, intervistuesi qëllon jo rrallë që të jetë shumë më poshtë se ju, por ai ka në dorë punësimin tuaj, ndaj duhet të dinin t’i përgjigjeni edhe pyetjeve pa kuptim që mund t’u bëjë.

Intervistuesi: Cila është pika juaj e dobët?
Nëse doni patjetër ta fitoni atë vend pune, edhe pse pyetja është pa vlerë, atëherë ju sugjerojmë:
Ju: Për një kohë të gjatë, kam qenë i shqetësuar në lidhje me pikat e mia të dobëta. Fillova të lexoja dhe mësova shumë gjëra, ku më e rëndësishmja ishte që duhet të përqendrohesha në pikat e mia të forta, për t’i përmirësuar edhe më tepër. Kështu luftova edhe pikat e mia të dobëta.

Intervistuesi: Ku e shihni veten pas pesë vitesh?
Edhe pse askush nuk ka asnjë të drejtë të dijë planet tuaja afatgjata, ju mund t’i përgjigjeni:
Mendoj dhe shpresoj që pas një viti të kem kaluar në një nivel më të lartë se ky ku jam aktualisht.

Reklama e sponzorizuar

Intervistuesi: Kemi shumë kandidatë, pse duhet t’ju zgjedhim ju?
Përgjigjja më e gabuar që vjen pas saj është që të filloni dhe të rendisni cilësitë tuaja: unë jam i zgjuar, i talentuar, kam përvojë etj, ndaj mos bini në këtë kurth.

Në këtë rast, mund të përsërisni pyetjen që sapo ju bë, “Pse duhet të më punësoni mua?”, sepse një përgjigje e tillë lë të nënkuptohet se ju jeni i befasuar nga kjo pyetje, që s’ka përgjigje.

Intervistuesi: Çfarë do t’i sillni ju kompanisë sonë?
Ju: Skuadrës suaj do t’i duhej shumë një person me përvojën që kam në sektorin e shitjeve, duke marrë në konsideratë edhe faktin që ju po zgjeroheni, atëherë do ta keni të domosdoshme edhe një rritje në numrin e punonjësve që keni.