Taksa e pasurisë do të ndikojë për të tkurrur pabarazinë e shkaktuar nga Covid-19

Qeveritë duhet të marrin në konsideratë rritjen e taksave për të pasurit për të ndihmuar në tkurrjen e pabarazisë së shkaktuar nga Covid, shprehet Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ai sugjeroi një rritje të përkohshme të taksave mbi pasurinë ose të ardhurat e larta, gjë kjo që mund të ndihmojë në tkurrjen dhe rregullimin e pabarazive që janë rritur për shkak të krizës. Në raportin e saj fiskal, FMN-ja shtoi se masa do të ndihmonte pikërisht ata që janë më të prekurit nga pandemia.

Por organizata u bëri thirrje qeverive që të “vlerësojnë me kujdes shkëmbimet”.

Reklama e sponzorizuar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vuri në dukje reformën e politikave aktuale mbi taksat e trashëgimisë ose pronës, për shembull.

“Për të ndihmuar në plotësimin e hendeqeve financiare të shkaktuara nga pandemia, politikëbërësit mund të marrin në konsideratë një kontribut të përkohshëm të rimëkëmbjes ndaj Covid-19, të mbledhura nga të ardhurat e larta ose taksa e pasurisë”, citohej më tej në raportin e FMN-së.

Sipas FMN-së, për të grumbulluar burimet e nevojshme për të përmirësuar aksesin në shërbimet themelore, për të rritur rrjetin e sigurisë dhe për të gjallëruar përpjekjet për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, reformat e brendshme dhe ndërkombëtare të taksave janë të domosdoshme.

Një taksë e pasurisë zakonisht synon pasuritë në pronësi të tatimpaguesve, të tilla si prona ose investimet. Përdorimi i saj ka rënë në dekadat e fundit. Komisioni i Taksave të Pasurisë në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar zbuloi se një taksë pasurisë me një normë prej 5% mbi 500 mijë paund për individ do të grumbullonte 260 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Taksa vjetore e pasurisë do të ishte më e vështirë për t’u dorëzuar pasi individët e pasur mund të ndryshonin sjelljen e tyre vetëm që të mos taksoheshin.

Vitor Gaspar, drejtori i departamentit të çështjeve fiskale të FMN, shtoi “Pabarazitë e mëparshme janë rritur akoma edhe më shumë pas ndikimit të pandemisë, madje Covid-19 i ka përkeqësuar pabarazitë.

Në raportin e fundit të perspektivës ekonomike të huadhënësit të fundit, u parashikua një rimëkëmbje më të fortë ekonomike se ajo që kishte ndodhur në janar, si globalisht ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Por shtetet në të cilat procesi i vaksinimit është i ngadaltë, mbështetja nga politika ekonomike është e kufizuar dhe ato që varen më shumë nga turizmi, janë pikërisht ato që nuk do të shënojnë një progres të mirë./BBC