Të ardhurat e drejtuesve të Netflix për 2020 u rritën ndjeshëm

2020 ishte një vit i mirë për shërbimet streaming. Bashkëdrejtuesit e Netflix, Reed Hastings dhe Ted Sarandos fituan $43.2 milionë dhe $39.3 milionë.

Hastings, i cili gjithashtu shërben si administrator i kompanisë, fitoi $38.6 milionë në 2019 dhe $36 milionë në 2018. Sarandos, i cili ndihmoi në drejtimin e zhvillimit të madh të Netflix me përmbajtjen origjinale, fitoi $34.7 milionë në 2019 dhe $29.6 milionë  vitin e kaluar.

Më shumë se gjysma e kompensimit të Sarandos ishte në formën e pagës së tij prej $20 milionë, ndërsa pjesa më e madhe e pagës së Hastings erdhi nga $42 milionë letra me vlerë.

Reklama e sponzorizuar

Krahas kësaj, paketa e pagës 2020 për Sarandos, i cili u emërua Co-CEO së bashku me Hastings verën e kaluar, përfshinte $995,088 në kostot e sigurisë së banimit.

Netflix ka parë rritjen e popullaritetit të saj gjatë bllokimit të COVID. Shërbimi transmetues siguronte një burim jetësor të argëtimit në një kohë kur ngjarjet drejtpërdrejt ishin të pamundura dhe kinematë u mbyllën. Kompania kaloi 200 milionë abonentë vitin e kaluar dhe  aksionet e saj u rritën më shumë se 67% në 2020.

Por, Netflix nuk është më e vetme kur bëhet fjalë për transmetimin. Në muajt e fundit, Comcast, Disney dhe WarnerMedia kanë filluar të gjithë të sfidojnë Netflix. Kjo e ka detyruar Netflix të shpenzojë më shumë para për përmbajtje origjinale. Në Wall Street, së fundi aksionet e Netflix kanë rënë sepse numri i abonentëve nuk u rrit aq sa u parashikua.

Netflix kishte disa pritshmëri në ndarjen e cmimeve Oskar, përfshirë “Mank” dhe “The Trial of the Chicago 7”. Kompania fitoi 36 nominime kryesore.