Në muajin shkurt, Toyota kishte njoftuar se do të debutojë tri vetura elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit 2021. Nga kjo treshe, dy do të jenë tërësisht elektrike e një hibride me kabllo.
Prodhuesi tani ka publikuar detaje për mënyrën si e parashikon të ulë lirimin e karbonit deri më 2050.
Toyota ka thënë se planifikon të shesë rreth 70 modele të ndryshme elektrike deri në fund të vitit 2025, përfshirë 15 modele tërësisht elektrike.
Gati gjysma e tyre do të jenë nën brendin e kompanisë, “Beyond Zero”, me modelin e parë të lansuar “bZ4X SUV”.
Kompania shpreson të nisë me shitjet e tij në mes të 2022-s, teksa s’ka dhënë detaje për të.