YouTube, nga video e parë më 23 prill 2005, sot një kolos me 19.8 miliardë dollarë

Video e parë është ende online. Mjafton të kërkoni “Me At The Zoo”. Në ekran do t’ju shfaqet Jawed Karim, atëherë 27 vjeç, përdoruesi i parë dhe themeluesi i YouTube.

Ishte 23 prilli i vitit 2005. Sot platforma bën pjesë në familjen Google dhe në vitin 2020 ka sjellë në arkat e kolosit të Mountain Vieë 19.8 miliardë dollarë.

Misteri i fillimit

Reklama e sponzorizuar

Nga atëherë kanë kaluar 16 vjet dhe kompania ka shënuar ndryshime të rëndësishme, pavarësisht se lindja e saj mbetet e mbështjellë me mister. Themeluesit ishin Jawed Karim dhe dy ish-kolegë të Paypal, Chad Hurley dhe Steve Chen. Duket se ideja lindi në një festë në janar të vitit 2005. Atëherë, nuk kishte një vend ku të ndaheshin fotot dhe videot e eventit. Vetë Jawed tregon se ideja lindi nga dy ngjarje: e para nga një incident në skenë mes Justin Timberlake dhe Janet Jackson; e dyta, cunami më 26 dhjetor 2004.

Pak rëndësi ka, në çdo rast, se cila ishte gjeneza e projektit. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është që Google kuptoi potencialin e platformës thuajse menjëherë. Në fund të vitit 2006, Big G e bleu YouTube për 1.65 miliardë dollarë. Kjo është një ndër blerjet më të rëndësishme të kolosit së bashku me Motorola, Nest dhe DoubleClick.

Kompania sot

Pas blerjes, tre themeluesve të saj dhe 70 punonjësve ju la një lloj pavarësie. Edhe për këtë arsye, me shumë gjasa, platforma mundi të arrijë rezultate të rëndësishme.

Vetëm dy vite më parë, Google dha të dhëna zyrtare të bilancit të platformës. Të ardhurat e ‘krijesës’ së Karim, Hurley dhe Chen ishin 15.5 miliardë dollarë në vitin 2019, ose 10% të të ardhurave totale të Google.
Në vitin 2020, YouTube u rrit sërish, në 19.8 miliardë dollarë, pavarësisht konkurrencës së rrjeteve sociale në zotërim të Mark Zuckerberg. Në të njëjtin vit, të ardhurat e Instagram ishin më shumë se 20 miliardë dollarë, më shumë se një e katërta e qarkullimit të Facebook Inc.

Shifrat e YouTube

Edhe shifrat kanë ndryshuar shumë krahasuar me 2005-n. Të dhënat e fundit i takojnë vitit 2020, kur YouTube regjistroi 2 miliardë përdorues në muaj. Platforma tha se çdo minutë ngarkohen 500 video në orë. Kohëzgjatja mesatare është 23 minuta dhe prek 9.69 faqe.

YouTube është platforma e dytë sociale më e vizituar pas Facebook dhe para Instagram, e cila shënon 14% më shumë përdorues. YouTube thotë se është krijuar edhe versioni lokal i platformës në më shumë se 100 vende e për pasojë mundësia për të lundruar në 80 gjuhë të ndryshme.

Rëndësia për biznesin

Duke marrë parasysh popullaritetin e YouTube, nuk është e habitshme që platforma është ndër të preferuarat e marketer. Kompanitë e mëdha – edhe ato në sektorin financiar, që duan të projektojnë një imazh publik më interesant – kujdesen për kanalin e tyre në YouTube, në mënyrë që t’i përcjellin mesazhet më shpejt dhe në mënyrë më tërheqës. Bëhet fjalë për kolosë të financës, si Jp Morgan apo BlackRock.

Sipas një kërkimi të Go Globe në 2019, 78.8% e marketer e konsiderojnë YouTube efikas për video-marketing, krahasuar me 58.8% në favor të përdorimit të Facebook. Më shumë se gjysma e marketer publikojnë video-njoftime në YouTube. Edhe pse YouTube përfaqëson më shumë se një të katërtën e shpenzimeve nga ana e ekipeve të marketingut (27.1%) për njoftime video dixhitale, 62% e bizneseve parashikojnë të rrisin buxhetin e tyre në 12 muajt e ardhshëm.

Të gjithë treguesit paralajmërojnë një rritje eksponenciale të platformës, që sipas analistëve mund të arrijë 6 miliardë të ardhura neto nga reklamat në vitin 2022.

Burimi: Forbes