Zotimi ambicioz i BE-së për reduktimin e dyoksid karbonit deri më 2030

Nën ligjin e ri të dakorduar ndërmjet shteteve anëtare dhe Parlamentit të BE-së, blloku do të kufizojë emetimet e dyoksid karbonit për të paktën 55 për qind deri në vitin 2030, krahasueshëm me nivelet e vitit 1990. Parlamenti Evropian ka insistuar për një cak akoma më të madh të reduktimit, prej 60 për qind.

Bashkimi Evropian ka miratuar të mërkurën caqet e reja ambicioze për frenimin e ndryshimeve klimatike, duke u zotuar për t’i bërë ato ligjërisht të detyrueshme.Nën ligjin e ri të dakorduar ndërmjet shteteve anëtare dhe Parlamentit të BE-së, blloku do të kufizojë emetimet e dyoksid karbonit për të paktën 55 për qind deri në vitin 2030, krahasueshëm me nivelet e vitit 1990. Parlamenti Evropian ka insistuar për një cak akoma më të madh të reduktimit, prej 60 për qind.

“Përkushtimi ynë politik për t’u bërë kontinenti i parë neutral për sa i përket klimës deri më 2050 tani është, gjithashtu, i përcaktuar me linja ligjore”, ka thënë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ligji për Klimën e shpie BE-në drejt shtegut të gjelbër për gjeneratën e ardhshme”.

Marrëveshja është arritur në prag të një samiti virtual mes liderëve botërorë që do të mbahet gjatë kësaj jave, në të cilin pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i shpalosin caqet e tyre klimatike për vitin 2030.

Reklama e sponzorizuar

Në kuadër të zotimeve të reja radikale, Mbretëria e Bashkuar do të detyrohet t’i eliminojë rreth 78 për qind të emetimeve të karbonit deri në vitin 2035, ndërkaq këtë zotim kryeministri Boris Johnson pritet që ta shpalosë në samit.

Arritja e caqeve të synuara do të kërkojë që të ketë më shumë vetura elektrike, nxehtësi pa karbon, elektricitete të ripërtërishme dhe, për shumë njerëz, ulje të konsumimit të mishit. Për herë të parë, ligji klimatik do të zgjerohet për ta mbuluar aviacionin dhe lundrimin ndërkombëtar.

Shtëpitë do të duhet të jenë të izoluara më mirë dhe njerëzit do të inkurajohen që të ngasin më pak, por të ecin e të çiklojnë më shumë. Aviacioni ka gjasa që të shtrenjtohet për njerëzit që udhëtojnë shpesh.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka parashikuar një valë të madhe të emetimeve të dyoksidit të karbonit nga energjia këtë vit, përderisa bota po rikthehet nga pandemia.

Zotimet e reja janë bërë pasi presidenti Joe Biden, po përgatitet për organizimin e samitit nga Washingtoni. Ambientalistët e kanë mirëpritur vendimin, por kanë paralajmëruar se ministrat kanë dështuar vazhdimisht në arritjen e caqeve të vendosura më herët nga CCC-ja. Ata, po ashtu, kanë këmbëngulur se kancelari britanik, Rishi Sunak, duhet që të paraqesë qartë se si do të financohet tranzicioni.

Tome Bruke, nga grupi i ekspertëve mjedisorë E3G, ka shpjeguar se ndryshimet e ligjeve janë të nevojshme për ta arritur qëllimin.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që kryeministri të përqendrohet në politikat e tij rreth efikasitetit të energjisë, rreth energjisë diellore dhe të erës, dhe rreth ruajtjes së elektricitetit dhe menaxhimit të rrjetit elektrik”, ka thënë ai.

Leo Murray nga organizata klimatike “Possible” e ka cilësuar njoftimin si “fantastik”, por ka shtuar: “Nuk jemi rrugës për t’i arritur zotimet e mëhershme klimatike dhe qeveritë ende po dështojnë”.

Në raportin e CCC-së thuhet se investimet me pak karbon duhet të rriten deri në 50 miliardë funte në vit në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ka shtuar se kursimet e lëndëve djegëse nga pajisjet efikase do ta ulin efektin e kostove të investimeve.

CCC-ja beson se rreth 1 për qind e GDP-së do të duhej shpenzuar në uljen e përdorimit të lëndëve fosile djegëse për 30 vjet. Kryetari i saj, Lord Deben, ka thënë se “përfundimi i kësaj rruge është i qartë: kërkohet përqendrim i lartë i qeverisë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm”.

“Nëse ligji nuk përvetësohet nga të gjithë sektorët, nëse bizneset nuk inkurajohen për të investuar, nëse njerëzit në Britani nuk kontribuojnë në këtë sfidë, atëherë Mbretëria e Bashkuar nuk do të mund ta arrijë neutralitetin e karbonit në vitin 2050. Dekada 2020 duhet të jetë vendimtare për veprim dhe përparim”, ka thënë ai.

Ed Matthew, drejtor i fushatave në E3G, ka thënë se vendosja e cakut ambicioz për ulje të emetimeve do ta fuqizonte rrugën diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar për t’i nxitur vendet e tjera që t’i vendosin edhe ato caqet e tyre klimatike.

Neutraliteti i karbonit e nënkupton reduktimin sa më shpejt të sasive të tij në ajër, për balancim më pas me gazet e liruara, për shembull nëpërmjet mbjelljes së pemëve. Qeveria ka pranuar afatin e ri të fundit që është viti 2035 për reduktimin deri në rreth 78 për qind të emetimeve, për shkak se shkencëtarët kanë thënë se kjo gjë nevojitet për ta parandaluar rritjen e temperaturave globale, afër 1.5 gradë celsius, mbi nivelet paraindustriale.