A do të hiqet homologimi i veturave këtë javë?

Paralajmërimi për heqjen e homologimit për automjetet e reja dhe ato të përdorura që vijnë nga Bashkimi Evropian, si duket këtë javë ka mundësi ta marrë epilogun.

Buletini Ekonomik mëson se gjatë kësaj jave, ndryshimet ligjore për heqjen e homologimit për këto vetura do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare e tek më pas do të vazhdojë iniciimin e projektligjit për homologim edhe në Kuvendin e Kosovës për miratim nga deputetët.

Një muaj më parë ishte raportuar se së shpejti automjetet që importohen nga jashtë nuk do të kenë nevojë që të kryejnë homologimin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pritej të inicionte në Kuvend, projektligjin për heqjen e homologimit për automjetet e reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian si dhe nga Zvicra e Norvegjia. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar