Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” automatizon procesin për regjistrimin e udhëtarëve dhe lënies së bagazhit të tyre në sportele Amadeus Altea.
Nga ANP “Adem Jashari” kanë njoftuar se “Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të jenë në gjendje të regjistrohen dhe të lëshojnë bagazhet në mënyrë të pavarur falë përdorimit të njësisë ‘Auto Bag Drop’ (procesit të automatizuar të lëshimit të bagazhit). Aeroporti i Prishtinës ka modernizuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet që nga koha kur qeveria e Kosovës hyri në një ekskluzivitet 20-vjeçarnë 2011. Në vitin 2018 aeroporti vuri themelin për transformimin e shërbimeve të pasagjerëve duke zbatuar kontrollin e nisjes për personelin e shërbimeve në tokë dhe sistemin e bashkërendimit të bagazheve të Amadeus Altea për të përmirësuar shërbimin ndërsa duke ulur kostot me 20%. Faza e fundit e modernizimit do ta shohë Aeroportin e Prishtinës me sportele të përditësuara për vetë-shërbimin e regjistrimit të udhëtarëve dhe lënien e bagazheve në mënyrë që udhëtarët të përfitojnë nga një përvojë e patrazuar dhe të marrin kontrollin më të madh mbi çdo fazë të udhëtimit të tyre përmes aeroportit”.
Projekti i lartpërmendur përfshinë 10 njësi të automatizuara për lënien e bagazhit (ABD) nga ‘ICM Airport Technics’, një kompani e Amadeus, të vendosura për të mirën e kompanive ajrore dhe pasagjerëve të tyre në kohë për sezonin e verës.
“Njësitë ABD do të ndihmojnë në automatizimin e procesit të regjistrimit dhe lënies së bagazhit, ndërsa zvogëlojnë kontaktet ndërpersonale si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19. Këto njësi do të zbatohen si një zgjidhje e përmirësuar, duke u barazuar me një të tretën e sporteleve tradicionale të regjistrimit të udhëtarëve të Aeroportit të Prishtinës”.
Gökmen Aritay, Kryeshef i Operimeve nga Aeroporti i Prishtinës tha: “Gjatë pandemisë COVID-19, udhëtarët kërkojnë një përvojë të automatizuar, të shpejtë, të përshtatshme dhe pa kontakt në aeroport, prandaj ne po u japim atyre mundësinë të bëjnë vetë lënien e bagazhit. Ky është hapi më i rëndësishëm pasi zvogëlon në mënyrë drastike grumbullimin dhe plotëson normën tonë të lartë të regjistrimit të udhëtarëve përmes internetit, normë që tashmë është mbi 90%.”
Richard Dinkelmann, Kryeshef Ekzekutiv, ICM Airport Technics, një kompani e Amadeus shtoi se “Pavarësisht mjedisit sfidues, aeroportet vazhdojnë duke iu dhënë përparësi përvojave të automatizuara të udhëtarëve. Shërbimet pa kontakte, biometrike dhe të vetë-shërbimit janë mjetet kryesore për të ndihmuar aeroportet të rikthejnë besimin e udhëtarëve ndërsa ulin shpenzimet e operimeve. Ne jemi të kënaqur të zgjerojmë partneritetin tonë me Aeroportin e Prishtinës për të ofruar vizionin e saj për një aeroport më të sigurt dhe më të automatizuar”.