AKP largon nga kompetencat e saj ndërmarrjen “Kosovatrans”

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se Bordi i drejtorëve të AKP-së ka vendosur që të largohet nga kompetencat dhe autoriteti administrativ i saj, ndërmarrja transportuese “Kosovatrans”, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas AKP-së, në bazë të  Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike (të ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009, Ndërmarrja Transportuese “Kosovatrans” ka kaluar në Ndërmarrje Publike.

“Në bazë të neneve 5, 15.2.7 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr.04/L-034 ( të ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-080) dhe Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike ( të ndryshuar me Ligjin ne. 04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009), Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur më 31 Korrik 2019  ka vendosur që të largohet nga kompetenca dhe autoriteti administrativ i AKP-së Ndërmarrja transportuese “Kosovatrans”, thuhet në një komunikatë për media nga AKP-ja.

Reklama e sponzorizuar

Në kë komunikatë thuhet se Agjencia Kosovare e Privatizimit në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mundet që asetet të cilat sipas këtij ligji i administron vet, t’i bartë në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një rregullore ose ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Republikën e Kosovës pas qershorit 1999.

Andaj duke u bazuar në këtë, sipas njoftimit Agjencia KosovarePrivatizimit nuk ka asnjë autoritet dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi që ndërlidhet me këtë ndërmarrje, asetet, kreditorët, obligimet, punëtorët e sajë apo ndonjë veprim apo mos veprim për dhe në emër të kësaj ndërmarrje.

Njoftimet për largimin e Ndërmarrjeve transportuese “Kosovatrans” nga kompetenca dhe autoriteti administrativ i AKP-së, të ndara sipas komunave, mund t’i gjeni në shtegun në vijim:

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,8