Asociacioni i Komunave të Kosovës Arben Vitisë: Rishiko masat, të hiqet ora policore

Sheshi
Sheshi "Nëna Terezë" Prishtinë
Në javën e fundit numri i kosovarëve që janë prekur me virusin corona ka rënë dukshëm, shkruan Gazeta Blic. 

Kjo së paku bazuar në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

E kjo ka bërë që Asociacioni i Komunave të Kosovës, të kërkoj një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, në mënyrë që bashkarisht të rishikohen masat, por edhe të ndodh lehtësimi i tyre.

Sazan Ibrahimi drejtori ekzekutiv në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka thënë për Gazeta Blic se janë në pritje të një takimi me ministrin Vitia.

Reklama e sponzorizuar

“Po presim një takim në mënyrë që të rishkohen masat, por para kësaj bashkarisht të bëjmë një vlerësim të situatës meqë nurmi i rasteve është në rënie”, ka thënë Ibrahimi, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij edhe në takimet që kanë pasur me kryetarët e komunave të Kosovës, të njëtit janë shprehur se janë për lehtësim të masave.

“Ka ardhur koha për rishkim të masave të vendosura nga Qeveria, gjëgjësisht nga Ministria e Shëndetësisë. Kryetarët e komunave janë për lehtësimin e tyre”, ka shtuar Ibrahimi.

Ai edhe në emër të ASK, por edhe ne emër të kryetarëve të komunave ka kërkuar që sa më shpejtë të vijnë më shumë vaksina në Kosovë, në mënyrë që të lirohen masat dhe të përkrahet ekonomia.

“Vendet e rajonti tashmë kanë bërë lehtësimin e masave dhe kjo duhet të ndodhë edhe te ne. Dihe s e tashmë mund të vijnë edhe mërgimarët në Kosovë. Duke lehtësuar masat, mund të shpëtohet edhe ekonomia e vendit” vlerëson ai.

Sipas tij,  masa e parë që duhet të hiqet është ora policore.

Në fakt, lehtësim të masave kanë kërkuar edhe gastronomët e Kosovës duke kërkuar zgjatjen e orarit të punës dhe heqjen e orës policore, në të kudnërtën ata kanë paralajmëruar protesta.