Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka inkasuar 15.8 milion euro të hyra më shumë se sa kanë planifikuar si institucion për katër muajt e parë të këtij viti.
Sipas ATK-së, për katër muajt e parë të këtij viti, ky institucion ka shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, duke tejkaluar kështu edhe pritshmëritë që ATK-ja ka pasur për periudhën Janar-Prill 2021.
Gjatë kësaj periudhe, ATK thotë se ka inkasuar 201.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur rritje për 37.2% apo 54.6 milion euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin ka inkasuar 15.8 milion euro më shumë ose 8.6%.
“Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim”, thuhet në komunikatën pë media nga ATK.
ATK në vazhdim inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19./Buletini Ekonomik/