Biden: Të papunët që refuzojnë të marrin një vend pune do të humbin asistencën

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u hodh në mbrojtje të hënën ndaj kritikëve që thonë se përfitimet e zgjeruara të papunësisë të parashikuara në projekt-ligjin për masat lehtësuese nga COVID-19 të miratuara në mars po i frenojnë amerikanët të mbushin vendet e reja të punës.

Biden tha se administrata do t’u kujtojë shteteve këtë javë se çdo amerikan i papunë të cilit i ofrohet një punë e përshtatshme duhet ta pranojë atë ose rrezikon të humbasë asistencën e papunësisë.

Ai po udhëzon gjithashtu Departamentin e Punës të punojë me shtetet për të rikthyer detyrimin që ata që marrin përfitime papunësie duhet ta provojnë se po kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Reklama e sponzorizuar

“Nëse po merrni asistencë papunësie dhe ju ofrohet një punë e përshtatshme, nuk mund ta refuzoni atë punë dhe thjesht të vazhdoni të merrni përfitime të papunësisë”, tha Biden.

 

Ligjvënësit republikanë fajësuan për shifrat e dobëta të punësimit javën e kaluar vendimin e presidentit demokrat për të ofruar përfitime të zgjeruara të papunësisë deri në gusht.

 

Disa guvernatorë republikanë kanë anuluar përfitimet e zgjeruara, duke i përdorur fondet shtesë për qëllime të tjera./VOA/