Bitcoin pëson rënie befasuese, investitorët kryesorë humbin 25 miliardë dollarë në pak ditë

Për të gjithë ata që mendojnë që kriptovalutat janë e ardhmja e financës botërore, këto janë momente të vështira.

Pas një rritje konstante që çoi më të famshmen e tyre, Bitcoin, në pragun e 60 mijë dollarëve, disa vendime dhe konjuktura rrezikojnë të zbehin për një kohë relativisht të gjatë trendin pozitiv dhe besueshmërinë e tyre.

Në pak ditë gjatë muajt të majit monedha virtuale ka rënë në kuotën e 34 mijë dollarëve, dhe gjasat janë që trendi mund të jetë në zbritje. Rritja e kriptomonedhave, që në një kohë të shkurtër ka shndërruar investitorë të guximshëm në milionerë dhe në disa raste edhe miliarderë, ka patur si boshtin e saj optimizmin për faktin që në një periudhë të shkurtër kohore, kompanitë më të mëdha si dhe bankat ndërkombëtare do ta pranonin atë si mjet shkëmbimi.

Reklama e sponzorizuar

Vëllezërit Winklevoss, Tylor e Cameron, mund të kenë humbur në pak ditë më shumë se 2 miliardë dollarë

Lajmet e përhapjes së këtyre shkëmbimeve veçanërisht ne tregjet aziatike, si dhe lajmi që kompani të mëdha jo vetëm po investonin ne kriptomonedha por po mendoni të pranonin ato për blerjen e produkteve të tyre, i dha një shtysë të madhe Bitcoinit, Etherium, si dhe platformave të transaksioneve  Coinbase dhe simotrave të saj.

 

 

Por kohët e fundit nga qeveria kineze ka ardhur një urdhër që bllokon transaksionet virtuale për bankat vendore. Ndërkohë, Elon Musk, sipërmarrësi gjenial dhe CEO i Tesla dhe Space X, pas interesimit të tij fillestar, ka mohuar zyrtarisht që monedha si Bitcoin mund të përdoren së shpejti për të blerë autoveturat e tij.

Një goditje e rëndë për kriptomonedhat, që kanë pësuar të gjitha rënie domethënëse, duke tkurrur pasurinë disa prej investitorëve kryesorë në këtë fushë.

Sipas revistës Forbes, vëllezërit Winklevoss, Tylor e Cameron që, siç pasqyrohet edhe në filmin “The social network”, kanë qenë disa nga investitorët fillestar të tentativave të Zuckenberg për të krijuar Facebook,  mund të kenë humbur në pak ditë më shumë se 2 miliardë dollarë nga platforma e tyre Gemini, e specializuar në transaksione t\monedhave virtuale.

I njëjti fat ka ndodhur me sipërmarrës si Sam Bankman-Fried, 29-vjeçar që nga 16 miliardë dollarë ka rënë në 10 miliardë, por edhe themeluesve të platformës Coinbase, Brian Armstrong dhe Fred Ehrsam, që kanë humbur rreth 30% të vlerës së sipërmarrjes së tyre, që në prill vlente 65 miliardë dollarë.

Vetë themeluesit e monedhave kanë humbur shumë. Vitalik Buterin e Ethereum ka përgjysmuar pasurinë e tij, që tani përllogaritet “vetëm” në 700 milionë dollarë.