Eksportet e Turqisë në vendet e Bashkimit Evropian në prill u rritën me 128.4 për qind në 7.18 miliardë dollarë në bazë vjetore.
Eksportet e Turqisë u rritën me 33.1 për qind në 68.75 miliardë dollarë në katër muajt e parë të 2021, nga 51.64 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave që ka mbledhur AA nga Shoqata e Eksportuesve të Turqisë.
Në periudhën katër-mujore, eksportet e Turqisë në vendet anëtare të BE-së u rritën me 35 për qind në 26.86 miliardë dollarë, në bazë vjetore.
Vendet e BE-së vazhdojnë të jenë tregu më i madh për eksportet e automjeteve të Turqisë.
Në prill, sektori i automjeteve të vendit eksportoi produkte me vlerë 1.67 miliardë dollarë në vendet e BE-së, ndërsa eksporti i sektorit të veshjeve arriti në 947.7 milionë dollarë, eksporti i sektorit kimik 881.6 milionë dollarë, sektori elektrik/elektronik 581.4 milionë dollarë dhe sektori i metaleve hekur/jo-hekur 536.6 milionë dollarë.
Gjermania ishte destinacioni kryesor për eksportet e Turqisë në prill me 1.52 miliardë dollarë, me një rritje prej 90.8 për qind në bazë vjetore.
Në katër muajt e parë të vitit 2021, eksportet e Turqisë në Gjermani arritën në 5.73 miliardë dollarë, me një pjesë prej 9.22 për qind të eksporteve totale.
Eksportet e Turqisë në Itali u rritën me 119 për qind në 823.96 milionë dollarë dhe në Spanjë u rritën me 157 për qind në 745.5 milionë dollarë, me Francën ishin më të larta për 224 për qind në 737.34 milionë dollarë dhe me Holandën për 114 për qind në 562.76 milionë dollarë, në bazë vjetore në prill.