Qeveria e Kosovës ka zgjedhur sot edhe bordin e Koorporatës Energjetike të Kosovës.
Me vendim të qeverisë, Rrezarta Pllana është zgjedhur kryesuese e këtij bordi.
Anëtarë janë zgjedhur Bezart Halilaj, Merita Kasapolli dhe Arbror Pula.
Vlen të theksohet se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit.