ERE mbyll procedurat , mban të pandryshuara tarifat për 2020-ën

Instalimi i paneleve diellore mbi shtëpi

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e blerjes së energjisë nga impiantet e prodhimit ët energjisë nga era, dielli dhe mbetjet,  duke i mbajtur të pandryshuara tarifat aktuale.

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e blerjes së energjisë nga impiantet e prodhimit ët energjisë nga era, duke i mbajtur të pandryshuara tarifat aktuale. Sipas vendimit, çmimi i blerjes së energjisë nga impiantet eolike me fuqi të instaluar deri në 3 MW për vitin 2020 do të mbetet 75.64 euro/mWh, ndërkohë që për vitin 2020 Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë ka pajisur me miratimin përfundimtar 2 subjekte. Miratimi nga ERE i çmimit të mesatarizuar të blerjes së energjisë elektrike së prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme me kapacitet të instaluar të energjisë elektrike deri në 3 MË për energjinë e erës, i jep investitorëve sigurinë e nevojshme lidhur me financimin dhe zbatimin e këtyre projekteve në afat. Ndonëse deri më tani nuk ka asnjë impiant që të ketë hyrë në prodhim. Ndërkaq, për prodhimin e energjisë nga dielli dhe mbetjet, ERE ka mbyllur procedurat e rishikimit të çmimit të blerjes së energjisë, pasi për vitin 2020 Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka pajisur asnjë subjekt me miratimit përfundimtar. Aktualisht çmimi për impiantet e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike, me fuqi të instaluar deri në 2 MË është 100 euro/mwh, ndërsa sa i takon gjenerimit të energjisë elektrike nga mbetjet, deri më tani ERE nuk ka përcaktuar një çmim./SCAN TV/