Eurozona do të rimëkëmbet më fuqishëm, huamarrja pezullohet për një moment të dytë

Gjatë këtij viti dhe atij të  ardhshëm, ekonomia e Eurozonës do të rimëkëmbet nga rënia e saj gjatë pandemisë, më fuqishëm se sa mendohej, deklaroi Komisioni Europian, por kufijtë e huazimit të BE-së duhet të mbeten të pezulluara deri në 2022 në mënyrë që të mos rrezikohet kjo rimëkëmbje.

Rritja totale e 19 vendeve që ndajnë të njejtën monedhë të përbashkët, euron, ka të ngjarë të jetë 4.3% këtë vit dhe 4.4% në 2022, tha krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, duke rishikuar parashikimin e tij të muajit shkurt me një rritje prej 3.8 për qind në të dyja vitet.

Ekonomitë e BE-së dhe zonës së euros pritet të rikthehen fuqishëm pasi normat e vaksinimit rriten dhe kufizimet janë lehtësuar. Kjo rritje do të drejtohet nga konsumi privat, investimet dhe një kërkesë në rritje për eksportet e BE-së nga një ekonomi globale në forcim. Parashikimi e afron Komisionin më pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili muajin e kaluar tha se priste rritje prej 4.4% në zonën e euros gjatë këtij vit.

Reklama e sponzorizuar

Komisioni tha se normat e rimëkëmbjes do të ndryshojnë në të 19 vendet që ndajnë euron, me Gjermaninë që ka të ngjarë të kthehet në nivelet e para krizës sa më shpejt në fund të këtij viti, Franca në tremujorin e parë të 2022 dhe Italia dhe Spanja vetëm në fund të 2022 .

Nevoja për t’u kthyer në nivelet e para krizës ka qenë një argument për pezullimin e huamarrjes të BE-së për qeveritë në 2020 dhe 2021, dhe Komisioni tha në mars se ndërsa vendimi i tij përfundimtar do të varet nga parashikimet e majit, BE-ja duhet të mbajë pezull kufijtë e huamarrjes në 2022 për të ndihmuar ekonomitë të rimëkëmben.

Mbi bazën e këtij parashikimi … rregullat fiskale të BE duhet të qëndrojnë pezull në 2022. Akoma, huamarrja pandemike e qeverisë ka një ndikim në financat e eurozonës, borxhi publik i përgjithshëm do të rritet në 102.4% të PBB-së këtë vit nga 100% në 2020 dhe 85.8% në 2019. Sipas parashikimeve të Komisionit, ai do të jetë më i ulët vetëm në 100.8% në 2022.

Deficiti i përgjithshëm i buxhetit të Eurozonës do të rritet në 8% të PBB-së këtë vit përpara se të përgjysmohet në 3.8% në 2022. “Tërheqja e mbështetjes së politikës … nëse është e parakohshme, mund të rrezikojë rimëkëmbjen”, tha Komisioni në parashikimin e tij. Inflacioni, të cilin BQE-ja ka vite që përpiqet që ta sjellë sa më afër objektivit të saj afër 2%, do të përshpejtohet në 1.7% në 2021 nga 0.3% në 2020 dhe të ngadalësohet në 1.3% në 2021.

Përpjekja e rimëkëmbjes së BE-së, e financuar përmes huazimeve të përbashkëta dhe të disbursuara në grante dhe hua përmes Facility Recovery and Resilience Facility (RRF), do të rrisë investimet publike në 3.5% të PBB-së në 2022, niveli më i lartë në më shumë se një dekadë, tha Gentiloni.

“Shpenzimet totale të BE-së që pritet të financohen nga grante RRF gjatë parashikimit arrijnë në 140 miliardë euro, ose pak më pak se 1% e PBB-së së vitit 2019. Ndikimi i përgjithshëm ekonomik i gjeneruar nga RRF gjatë 2021-2022 pritet të jetë afërsisht 1.2% e PBB-së reale të BE-së 2019”, tha Gentiloni./Reuters/