Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në total vitin e kaluar.
Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Apple postuan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020. Në fakt, në rastin e Amazon, gjigandi i tregtisë elektronike xhiroi më shumë se $830,000 të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit.
CNBC pa raportet më të fundit tremujore të fitimeve që 7 prej markave më të mëdha në teknologji (Amazon, Apple, Alphabet, Microsoft, Facebook, Tesla dhe Netflix) depozituan në SEC në javët e fundit dhe tregoi sa të ardhura ka bërë secili për çdo minutë në tre muajt e parë të 2021. (Periudha kishte 90 ditë dhe 129,600 minuta, në tremujorin e parë të vitit 2021.)
Amazon: $837,330.25 për minutë
Apple: $691,234.57 për minutë
Alphabet: $426,805.56 për minutë
Microsoft: $321,805.56 për minutë
Facebook: $201,936.73 për minutë
Tesla: $80,162.04 për minutë
Netflix: $55,270.06 për minutë
Kompanitë arritën një mesatare prej $373,606 në minutë, e cila është në të vërtetë më pak se tremujorin e mëparshëm ($416,768 në të ardhura për minutë). Të dy Apple dhe Amazon postuan të ardhura rekord në tremujorët e tyre të fundit të vitit 2020, duke ndihmuar në rritjen e mesatares së përgjithshme, me Amazon e cila arriti mbi $950,000 të ardhura në minutë në atë tremujor.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, Amazon udhëhoqi duke arritur më shumë se $108.5 miliardë të ardhura. Kjo do të thotë në $837,330 në minutë gjatë kësaj periudhe tre mujore.
Amazon arriti 100 miliardë dollarë të ardhura për tremujorin e dytë rradhazi. Themeluesi Jeff Bezos (i cili njoftoi se do të tërhiqet nga posti i tij si CEO i Amazon) pa pasurinë e tij personale të arrinte vlerën prej $200 miliardë.
Apple ndoqi Amazon në ndarjen e të ardhurave për minutë, duke arritur $691,234 çdo minutë të tremujorit të parë të vitit 2021. Kompania postoi të ardhura prej $89.6 miliardë për atë tremujor, me rritjen e shitjeve të iPhone me 65.5% krahas së njëjtës periudhë të një viti më herët.
Apple gjithashtu ka vlerën më të madhe të tregut nga çdo kompani në botë, me më shumë se $2.2 trilionë. Amazon ka një vlerë tregu prej $1.76 trilionë.
Ndërkohë, kompania mëmë e Google, Alphabet, e cila ka një vlerë tregu prej rreth $1.6 trilionë, arriti $426,805 në minutë, bazuar në rezultatet e saj më të fundit tremujore. Kompania raportoi të ardhura totale prej $55.3 miliardë për tremujorin e parë të vitit 2021. Microsoft, me një vlerë tregu prej $1.9 trilionë, raportoi $41.7 miliardë të ardhura tremujore javën e kaluar, të cilat konvertohen në $321.805 të ardhura në minutë.
Facebook ($925 miliardë vlera e tregut) nxori $201,936 të ardhura për minutë dhe $26,2 miliardë të ardhura totale për tremujorin e parë të vitit. Tesla (vlera e tregut $677 miliardë) ishte i radhës në listë me $80,162 të ardhura në minutë, bazuar në një tërheqje tremujore prej $10.4 miliardë.
Së fundmi, Netflix (me një vlerë tregu prej $227 miliardë) pati një vit me të ardhura rekord në 2020-ën, por gjigandi streaming pa një ngadalësimin të abonimeve në tremujorin e parë të vitit 2021. Megjithatë, Netflix arriti $7.2 miliardë në tremujorin e fundit të vitit , e cila konvertohet në $55,270 të ardhura për minutë.