Fitoi 3 milionë euro brenda brenda pak ditësh në lotari, prokuroria pas hetimeve: Nuk ka mashtrim, është njeri me fat

Personi që fitoi 3 milionë euro me dy bileta “Gërvisht dhe Fito”, në më pak se 15 ditë, është thjeshtë një njeri me shumë fat. Këtë thonë dhe autoritetet që hetuan atë që u konsiderua si një rastësi shumë e çuditshme.

Autoritetet mbikëqyrëse hapën një hetim për fituesin, një brazilian 40-vjeçar, por asgjë e dyshimtë nuk u gjet nga ana e Prokurorisë. Nga kontrollet e kryera, nuk doli asnjë provë mbi parregullsi apo procedurë të pazakontë.

Hetimi nisi nga Prokuroria Publike e Veronës, pasi braziliani kishte urdhëruar një transfertë bankare prej 800 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në një institucion kreditor brazilian.

Reklama e sponzorizuar

Më 4 shkurt, ai fitoi një milion euro me një biletë të marrë në zonën e Modenas, dhe më pas në 24 të të njëjtit muaj mori dy milionë të tjerë me një biletë të blerë në Verona.

“Unë ju thashë që nuk kisha mashtruar dhe se i kisha fituar rregullisht të gjitha ato para. Të shënosh dy herë në “Gërvisht dhe Fito” në një kohë kaq të shkurtër duket e pamundur, e di, as nuk e besova. Nuk jam mashtrues. Tani për tani, jeta ime nuk do të ndryshojë, unë do të punoj në ndërtim. Një pjesë të shumës që do të dërgoj në Brazil për të ndihmuar familjen time. Unë tashmë kisha rregulluar transferimin e 800 mijë eurove, por pastaj ata më morën gjithçka”, deklaroi 40-vjeçari.