Franca synon të shpenzojë 30 mld euro për dekarbonizimin e ekonomisë së saj

Eiffel Tower or Tour Eiffel aerial view, is a wrought iron lattice tower on the Champ de Mars in Paris, France

Franca dëshiron të shpenzojë 30 miliardë euro në dekarbonizimin e ekonomisë së saj, duke përshpejtuar objektivin e saj për t’u bërë vendi i parë në Europë që do të ketë arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Paratë janë pjesë e të ashtuquajturit plani i rimëkëmbjes “France Relance”, i cili është krijuar për të përballuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

I gjithë plani i investimit është me vlerë 100 miliardë euro, që përfaqëson ekuivalentin e një të tretës së buxhetit vjetor të shtetit. Pak më shumë se 40 miliardë euro nga këto do të sigurohen nga Bashkimi Europian, si pjesë e të ashtuquajturës ‘Lehtësimi i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë’ së bllokut në mënyrë që të mbështesë bizneset, të rimendojnë modelet e prodhimit, të transformojnë infrastrukturën dhe të investojnë në trajnim.

Për të pasur akses mbi këto para, shtetet anëtare duhet të përfshijnë të paktën 37% të shpenzimeve në investime dhe reforma që mbështesin objektivat e klimës dhe 20% drejt tranzicionit dixhital. Në mënyrë që të tregojë angazhimin e saj ndaj këtyre objektivave, Franca i ka tejkaluar normat e vendosura nga BE-ja, me afërsisht 50% të këtyre fondeve që synojnë mjedisin dhe 25% drejt ekonomisë dixhitale.

Reklama e sponzorizuar

Kjo do të thotë që afërsisht 20 miliardë euro nga programi Lehtësimi i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së BE-së do të përdoren për qëllimet klimatike, me qeverinë që e rrit këtë vlerë me 10 miliardë euro për të arritur angazhimin e saj prej 30 miliardë eurosh. Grégory Claeys, një studiues në Institutin Bruegel thotë se në drejtim të transportit, qeveria franceze dëshiron të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e rrjetit hekurudhor.

Rikualifikimi i fuqisë punëtore

Studiuesi shtoi gjithashtu se plani i Francës dallon nga fqinjët e saj, pasi qeveria me të vërtetë është përqendruar edhe në rikualifikimin e fuqisë punëtore të vendit. Si pjesë e planeve të Parisit, do të investohen 36 miliardë euro në rikualifikimin e punëtorëve, në mënyrë që ata të jenë më të përgatitur për një ekonomi të vitit 2030 që do të jetë shumë më e gjelbër dhe më e orientuar drejt dixhitalizimit. Për të shmangur më tej thellimin e pabarazive, plani i rimëkëmbjes është hartuar në një mënyrë të tillë që të sigurojë mbështetje më të mirë për të rinjtë dhe njerëzit në nevojë, të cilët janë aktualisht duke kërkuar punë në të gjithë vendin.

Një pjesë e kësaj ka për qëllim trajnimin e të rinjve në sektorë strategjikë. Kjo strategji përfshin gjithashtu reforma strukturore në të gjithë vendin. Por planet nuk shënojnë një shkëputje të plotë me të kaluarën, përkundrazi një vazhdim të angazhimeve të qeverisë franceze, duke përfshirë rregullimin e siguracioneve të papunësisë, zbatimi i të cilave u pezullua për shkak të pandemisë.

Viti i ardhshëm zgjedhor

Plani i madh i investimeve prej 100 miliardë eurosh vjen një vit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat Claeys i përshkruan pjesërisht si një “udhërrëfyes elektoral” që synon rizgjedhjen e Presidentit Macron. Por Macron nuk do të jetë në gjendje të korrë të gjitha përfitimet e planit në gjurmët e fushatës. Ndërsa shpërndarjet e para priten në muajt e ardhshëm, shumica e fondeve të BE pritet që të jepen nga 2023 e në vazhdim./Euronews/