Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në krye me Petrit Kllokoqin ka paralajmëruar protestë, nesër para Qeverisë së Kosovës.
Kllokoqi ka thënë se mos-shqyrtimi i masave dhe mosplanifikimi për hapje gjatë sezonit veror po rrezikon bizneset dhe punëtorët që të ikin vendeve të tjera.
Postimi i tij i plotë:
“ME NJE VAKSIN NUK ÇEL VERA”
Kerkese e jona eshte qe lokalet te mbyllen me heret, apo te llogaritet ne stafin e paradites, ne menyre qe te gjithe te behemi bashke dhe te shprehim paknaqesine tone.
Mungesa e vaksinave, mosshqyrtimi i masave ne fuqi, mosplanifikimi per hapje te veres, mosperfillja e deklarates se perbashket, mos bashkepunimi i Ministrise se Shendetesise ne hartimin e masave per te gjithe eshte paknaqesi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet, po rrezikohen bizneset dhe punetoret po ikin drejte vendeve tjera.