Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion në Mitrovicë, ku ka konfiskuar rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, raporton Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.
Ai ka bërë të ditur se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.