Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.
Më takim Kurti e Mitsunori u pajtuan për organizimin e një seminari të përbashkët virtual biznesi për të tërheqë bizneset e Japonisë.
Po ashtu biseduan edhe për Lojërat Olimpike në Tokio, ndërsa Kurti ka thënë se do të jetë i pranishëm në Lojërat.
Mitsunori në anën tjetër ka riktheksuar mbështetjen e Japonisë, përfshirë edhe ndihmën përmes grantit për adresimin e pandemisë.
“Kryeministri Kurti dhe z. Mitsunori u pajtuan për organizimin e përbashkët të një seminari virtual biznesi për të tërheqë bizneset e Japonisë. Ata biseduan edhe për sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për Lojërat Olimpike në Tokio, në të cilat kryeministri Kurti tha se do të jetë i pranishëm. I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës”, thuhet nga zyra e kryeministrit.