Kriptovalutet me rënien më të madhe

Kriptovaluta më e vlefshme në botë, Bitcoin, po vazhdon të shënojë rënie të vlerës. Të premten në mëngjes, çmimi i saj ra për gati 5 për qind.

Bitcoin u tregtua për rreth 36.800 dollarë për njësi, ndërsa kriptovalutat rivale, Ethereum, për 2.556 dollarë për njësi, dhe Dogecoin 32 centë për njësi, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Superylli Tom Brady tha të enjten se ai është “besimtar i madh” në perspektivën afatgjate të kriptovalutave. Kampioni i shtatëfishtë në Super Bowl tregoi se vitin e kaluar ka bërë investime në kriptovaluta pas rritjes së vlerës së Bitcoin-it.

Megjithatë, ai pranoi se nuk është ekspert i kriptovalutave, por se është munduar të mësojë më shumë për to.

Trendi i investimit në kriptovaluta është përhapur edhe në Kosovë. Njerëzit dëgjohen duke folur për lëvizjen e çmimeve, ndërsa besohet se në këto valuta kanë investuar edhe disa figura të njohura të vendit tonë.