Furnizuesi shtetëror kroat i energjisë Hrvatska Elektroprivreda (HEP) njoftoi se, nisi punën ferma e erës Korlat me vlerë 80,2 milion dollarë ose 66,2 milion euro.
Ferma e erës pranë qytetit Benkovac, qarku i Zadarit, ka 18 turbina me erë prej 3.6 MW secila, të cilat u dorëzuan, instaluan dhe vunë në veprim nga Nordex e Gjermanisë, tha HEP në një deklaratë të Mërkurën, shkruan Seenews.
Kompanitë lokale Ing-Grad dhe Fractal kryen punimet në ndërtimin e infrastrukturës dhe lidhjen me rrjetin.
“Me një prodhim vjetor të pritur prej 170 GWh, ferma me erë do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar me energji mbi 50,000 familje”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç në deklaratë.
HEP gjithashtu tha se planifikon të fillojë vitin e ardhshëm ndërtimin e një termocentrali 75 MW, i cili është vlerësuar të kushtojë mbi 500 milion kuna.
Furnizuesi i energjisë planifikon të rrisë pjesën e tij të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme me 50% deri në 2030, në 9 miliardë kWh / vit.