Kta janë hapat që duhet të ndiqni për të aplikuar për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si duhet të aplikojnë qytetarët për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas MSH’së, qytetarët duhet të regjistrohen online e pastaj të presin njoftimin nga kjo ministri.

Nga MSH kanë treguar hap pas hapi se si duhet të aplikojnë qytetarët online për t’u vaksinuar.

Reklama e sponzorizuar

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Për të marrë vaksinën kundër COVID-19 patjetër se duhet të REGJISTROHENI në eKosova dhe pastaj të APLIKONI për vaksinë. Sigurohuni t’i ndiqni hapat si më poshtë:

SI TË REGJISTROHEMI?

1. Regjistrohuni me të dhënat tuaja në https://ekosova.rks-gov.net/

2. Shënoni të dhënat tuaja dhe konfirmoni pëlqimin tuaj për marrjen e shërbimeve dhe pajtohuni me Politikat e Privatësisë.

4. Zgjedhni llojin e llogarisë: Qytetar

5. Ngarko dokumentet e kërkuara: Fotografinë e letërnjoftimit përpara dhe mbrapa dhe fotografinë ku shiheni ju duke e mbajtur letërnjoftimin.

6. Shkruani Kodin të ardhur në telefonin tuaj dhe KYQUNI në llogarinë tuaj të re.

SI TË APLIKOJ PËR VAKSINË?

1. Pas regjistrimit sigurohuni të shtypni HYR.

2. Klikoni SHËRBIMET.

3. Klikoni SHËNDETI.

4. Klikoni Aplikimi për vaksinen kundër COVID-19.

5. Shënoni profesionin dhe klikoni në butonin anash nëse keni sëmundje kronike.

Pas REGJISTRIMIT dhe APLIKIMIT, prisni njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë.