Murati: Do të fokusohemi në rritjen e investimeve të huaja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se fokusi i Qeverisë Kurti do të jetë rritja e fuqisë blerëse si dhe nxitja e investimeve të huaja

Në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Albin Kurti, Murati tha se po ashtu do të promovojnë konsumimin e prodhimeve vendore.

“Fokusi do të jetë në zhvillim ekonomik dhe drejtësinë dhe këtë vit presim që të kemi një hov të madh pas imunizimit. Rimëkëmbja do të fokusohet te rritja e fuqisë blerëse, rritja e punësimit dhe rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Një prej motove tona është që të konsumohen sa më shumë prodhimet vendore dhe kjo do të bëhet duke mbështetur prodhuesit tanë”.

Reklama e sponzorizuar