Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur popullizëm brengën e opozitës sa i përket skemave sociale.
Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka thënë se është gabim logjik nëse thuhet se ka pasur zbritje të pensioneve.
“Të thuhet se ka pasur zbritje është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa. A është brengë reale kjo e opozitës apo është popullizëm, për me dëshmu duhet të kthehemi në vitin e kaluar në korrik. Dhe na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, për mjekë e për policë? Shtesat kanë qenë zero. Gjendja në sistemin pensional nuk është e mirë”, ka thënë ai.
Opozita ka kërkuar që të anulohet vendimi për ndaljen e shtesave për pensionistët, stafin mjekësor dhe policinë, kjo për shkak se ato janë ulur.