Nën kërcënimin me armë plaçkitet institucioni financiar në Prishtinë

Euro

Një plaçkitje me armë zjarri është kryer pak më parë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Grabitja është kryer në filialin e institucionit financiar RIA.

Siç merr vesh lajmi.net dy persona kanë hyrë në këtë institucion dhe duke kërcënuar punëtorin me armë, kanë plaçkitur duke marrë një shumë parash.

Reklama e sponzorizuar