Para pak javësh është raportuar për një ngritje të çmimit të kafesë nga lokalet e gastronomisë në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa tani çmimet pritet të rriten edhe për tosta, një ushqim ky i shpejtë dhe i ngrohtë.
Këtë e ka bërë të ditur një pronarët e lokaleve që shesin tosta pa dashur t’i zbulohet emri, i cili ka shtuar se kjo po bëhet për shkak të shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera që ndikojnë ngritjen e këtij çmimi.
“Jam njeri nder pronart e lokaleve te tostave nese bon ta postoni se nga e ejtja neser ne te gjitha lokalet e vushtrris tosti do tkushton 0.70 ju kisha lutur ta postoni pa identitetin tim.” ka shkruar në kushte anonimiteti në redaksinë tonë pronari i një prej lokaLeve që e ofrojnë këtë ushqim.
Rikujtojmë se edhe së fundmi është raportuar për ngritje të çmimit të produkteve të konsumit gjë që mund të jetë edhe një arsye për ngritje të tilla të çmimeve. /VushtrriaOnline/