Një lider i mirë “ndez zjarrin” te punonjësit

Udhëheqja frymëzuese ndërthur vlerat me nismat për të krijuar entuziazëm dhe pasion për të vepruar. Drejtuesit të cilët janë në gjendje ta bëjnë këtë me sukses, “ndezin zjarrin” tek të tjerët.

Rezultati është rritja e performancës dhe më shumë angazhim. Punonjësit e frymëzuar kanë më shumë gjasa të arrijnë objektivat dhe të tregojnë angazhim më të madh në punën e tyre. Kjo çon në mungesa më të ulëta në punë, rrit cilësinë e përgjithshme dhe produktivitetin.

Si munden drejtuesit t’i frymëzojnë dhe t’i angazhojnë më tepër punonjësit e tyre? Më poshtë janë pesë strategji:

Reklama e sponzorizuar

Njihni vlerat e punonjësve të ekipit

Që të frymëzojnë punonjësit e tyre, drejtuesit duhet të njohin vlerat, bindjet apo emocionet. Që ju të bëheni një lider frymëzues kërkohet t’i kuptoni secilin prej tyre. Kjo do të thotë që të zbuloni se çfarë i motivon ata të ngrihen në mëngjes dhe çfarë i entuziazmon për të ardhur në punë.

Nëse kuptojnë se çfarë u pëlqen dhe çfarë vlerësojnë punonjësit në punën e tyre, drejtuesit do të marrin maksimumin prej tyre; i ndihmon të kuptojnë se si puna e tyre u përshtatet edhe me aspekte të tjera të jetës së tyre.

Punonjësit e martuar apo me fëmijë, për shembull, mund të kenë një koncept tjetër për balancën punë/jetë, se sa ata që nuk janë të tillë. Menaxhimi i një ekipi të larmishëm me drejtësi dhe barazi kërkon prej drejtuesve të respektojnë këto pritshmëri.

Të pasurit e disa informacioneve bazë mbi interesat e një punonjësi jashtë punës, mund të jetë i dobishëm për të kuptuar se çfarë i frymëzon. Çfarë thonë për ta dhe vlerat e tyre pasionet dhe interesat e një punonjësi. Nëse një drejtues shfaq interes për pasionin apo interesin e një punonjësi mund të jetë një mjet për të treguar përkujdesje, dhe mund të ketë ndikim frymëzues.

Që të frymëzojnë punonjësit e tyre, drejtuesit duhet të njohin vlerat, bindjet apo emocionet. Që ju të bëheni një lider frymëzues kërkohet t’i kuptoni secilin prej tyre. Kjo do të thotë që të zbuloni se çfarë i motivon ata të ngrihen në mëngjes dhe çfarë i entuziazmon për të ardhur në punë.

Nëse kuptojnë se çfarë u pëlqen dhe çfarë vlerësojnë punonjësit në punën e tyre, drejtuesit do të marrin maksimumin prej tyre; i ndihmon të kuptojnë se si puna e tyre u përshtatet edhe me aspekte të tjera të jetës së tyre.

Punonjësit e martuar apo me fëmijë, për shembull, mund të kenë një koncept tjetër për balancën punë/jetë, se sa ata që nuk janë të tillë.

Menaxhimi i një ekipi të larmishëm me drejtësi dhe barazi kërkon prej drejtuesve të respektojnë këto pritshmëri.

Të pasurit e disa informacioneve bazë mbi interesat e një punonjësi jashtë punës, mund të jetë i dobishëm për të kuptuar se çfarë i frymëzon. Çfarë thonë për ta dhe vlerat e tyre pasionet dhe interesat e një punonjësi. Nëse një drejtues shfaq interes për pasionin apo interesin e një punonjësi mund të jetë një mjet për të treguar përkujdesje, dhe mund të ketë ndikim frymëzues.

Filloni duke u përgjigjur “Pse”

Simon Sinek, një folës motivues i famshëm dhe autor i librave bestseller Leaders Eat Last: Why Some Teams Pull Together and Others Don’t, flet gjatë rreth përgjigjes së pyetjes “pse” në Ted Talks.

Në një diskutim te “Ted talks”, ai thotë: Çdo njeri, çdo kompani në këtë planet e di se çfarë bën, 100 për qind. Por pak, shumë pak njerëz apo kompani e dinë përse bëjnë atë që bëjnë. Me “pse” nuk nënkuptoj “që të fitoj”. Me “pse” nënkuptoj: Cili është qëllimi juaj? Cili është shkaku juaj? Cila është bindja juaj? Pse ekziston kompania juaj? Pse duhet të ngriheni në mëngjes nga krevati? Dhe pse të tjerëve duhet t’ju interesojë?

Si rezultat, mënyra se si mendojmë, veprojmë, komunikojmë, nga jashtë, është e qartë. Ne shkojmë nga ajo çfarë është më e qartë tek ajo që është më e turbullt. Por drejtuesit e frymëzuar – pavarësisht madhësisë së kompanisë sektorit, të gjithë mendojnë, veprojnë e komunikojnë nga brenda. Një ndër aspektet që i diferencon drejtuesit e frymëzuar nga të tjerët është aftësia për të kuptuar dhe për të shpjeguar “pse”-në e kompanisë së tyre të tjerëve.

Krijoni një kuptim të qëllimit

Drejtuesit duhet të gjejnë një mënyrë për të krijuar një kuptim të qëllimit për punonjësit e tyre.

Kjo nis me pak vetë-reflektim. A u janë komunikuar në mënyrë të qartë punonjësve objektivat e kompanisë? A e kuptojnë punonjësit se si e bëjnë ndryshimin në këtë “tablo të madhe”. A ndiejnë krenari dhe kënaqësi në atë që bëjnë?

Është e vështirë të krijosh një qëllim nëse punonjësit ndihen të huaj mes tyre dhe për kompaninë. Një lider i frymëzuar u tregon se si puna e tyre bën ndryshimin, si për ekipin, si për kompaninë në tërësi. T’u japësh mundësi punonjësve të promovojnë dhe të përmirësojnë veten forcon lidhjen me kompaninë dhe ju ndihmon të arrini objektivat së bashku. Kur punonjësit e ndiejnë se kanë mjetet për të arritur suksesin dhe kuptojnë se për çfarë po punojnë për të arritur së bashku, angazhohen më shumë dhe bëhen më produktivë.

Ndërtoni besim me punonjësit

Krijimi i besimit është faktor kyç për një udhëheqje frymëzuese. Nëse punonjësit nuk kanë besim tek drejtuesi i tyre, është thuajse e pamundur për të të frymëzojë ekipin e tij. Drejtuesit duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se kur mungon besimi tek ekipi i tyre, i cili shkakton shumë probleme si thashethemet, mungesa e komunikimit, vënia e fajit të tjerëve.

Bëhuni një narrator

Një ndër karakteristikat kyçe të liderëve frymëzues, sipas Harvard Business Review, është se “ata janë më të aftë të krijojnë marrëdhënie emocionale me vartësit e tyre”. Pjesë e aftësisë për të krijuar një marrëdhënie emocionale është të jeni një tregimtar i zoti. Kjo do të thotë që një ide ta vësh në një kontekst të caktuar në mënyrë që t’i japësh dëgjuesit mundësinë që t’ju kuptojë.

Një artikull tek One Inc.com nxjerr në pah disa strategji efikase për të përdorur historitë në kontekstin e punës, si për shembull përcaktoni një kohë, vend, persona, ngjarje, rëndësinë, etj., në një histori të shkurtër. Pse një histori e shkurtër? Sepse, siç thekson artikulli, historitë e shkurtra “janë anekdota që lidhen me përvojën në jetën reale të cilat njerëzit i tregojnë çdo ditë gjatë bisedave të tyre. Këto janë histori që njerëzit i dëgjojnë dhe tregojnë gjithmonë, pra janë të thjeshta për t’u kuptuar nga pjesa më e madhe e punonjësve.

Drejtuesit frymëzues përdorin strategji të ndryshme për të marrë maksimumin nga ekipi i tyre, dhe kjo në sajë të komunikimit dhe angazhimit. Duke i njohur pjesëtarët e ekipit si individë dhe duke u treguar se si ndihmojnë në suksesin e kompanisë, i jep punës së tyre një qëllim.

Duke përdorur histori të shkurtra për të komunikuar vizionin e kompanisë, drejtuesit ndërtojnë edhe besimin që i ndihmon punonjësit të arrijnë objektivat.

Me një drejtues frymëzues, punonjësit do të jenë më të angazhuar dhe produktivë. Kur punonjësit kuptojnë se pse është i rëndësishëm roli i tyre në kompani, mësojnë t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë për të arritur objektivat.