Njohësit e ekonomisë flasin për programin e Qeverisë Kurti

Zhvillimi ekonomik i vendit është prioriteti i dytë i Qeverisë Kurti, pas lehtësimit të pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Njohësit e ekonomisë, Safet Gërxhaliu e Bedri Statovci vlerësojnë se qeveria duhet të ndërtoj një infrastrukturë ligjore që të gjitha bizneset të trajtohen barabartë dhe sektori privat të frymoj lirshëm.

Gërxhaliu ka thënë se implementimi i programit qeverisës është në interes të Kosovës dhe për këtë duhet të ketë dialog e bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës.

Reklama e sponzorizuar

“Programi qeverisës duhet të ndahet në tri etapa kohore, dhe në këtë  drejtim duhet të ketë partneritet dhe dialog të mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës, sepse në fund të fundit implementimi i një programi të tillë është në interes të Kosovës dhe ardhmërinë e saj”, tha ai.

Ai theksoi se “në këtë drejtim mendoj se ekonomia duhet të jetë prioritet i prioriteteve, por ajo çka vrehet në këto pika është dominimi i aspektit social si brengë e barrë e Kosovës”, tha Gërxhaliu në RTV21.

Ndërkaq, në anën tjetër Statovci u shpreh se ka pritur nga Qeveria Kurti që të ketë në program edhe ndonjë pikë për të zbutur diferencën e madhe mes sektorit publik e atij privat.

“Mendoj se është një program ambicioz, por thënë të drejtën nga aspekti ekonomik, unë kam pritur që Qeveria Kurti të inkorporon edhe zbutjen të jazit të diferencës mes sektorit publik dhe atij privat, sepse konsideroj se sektori privat është strumbullari i zhvillimit ekonomik”, tha Statovci.

Sipas tij, në planin e Qeverisë së Kosovës nuk ka ndonjë pikë që parashej zbutjen e kësaj indidference.

“Unë nuk pashë që në programin qeverisës, Qeveria Kurti ka akcentu diçka që do të zbusë këtë diferencë, të pabarazisë shumë të madhe mes sektorit privat dhe publik”, u shpreh ai.