Pandemia Covid-19 ka goditur shumë sektor në Kosovë.
Ajo ka ndikuar shumë në punësimin e njerëzve në vend si dhe në funksionimin e bizneseve.
Në bazë të disa të dhënave nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë problemet kryesore të cilat firmat kosovare kanë raportuar lidhen me mbylljen e ekonomisë në kuadër të masave anti-Covid.
39 përqind e të gjitha bizneseve që operojnë në Kosovë kanë pohuar se kanë pesuar mbyllje të plotë gjatë pandemisë. 30.7 përqind e bizneseve kanë treguar se kanë pësuar funksionim me kapacitet të reduktuar, ndërkaq 11.8 përqind kanë pohuar se kanë kryer punën nga shtepija.
Mirëpo përvëç kësaj problem tjetër gjatë kësaj periudhë pandemike ka qenë edhe punësimi i njerëzve. Në bazë të po të njetave të dhëna thuhet se 68 përqind e bizneseve nuk e kanë ndryshur ritmin e punës, ndërkohë që 29.2 përqind prej tyre kanë reduktuar stafin në punë.
Vetëm 0.4 përqind e bizneseve tregojnë se përiudha e pandemisë ka ndikuar në rritje të punësimit në Kosovë.
Ndërkohë kujtojmë se gjatë periudhës së pandemisë në vend raportohet se kanë humbur vendin e punës afro 40 mijë punonjës. /Bueltini Ekonomik/