Rritet aktiviteti i prodhimit gjatë muajit prill në Eurozonë

Është rritur aktiviteti i prodhimit gjatë muajit prill në fabrikat e Eurozonës, gjë që është nxitur nga rritja e punësimit, megjithatë furnizimet u kufizuan duke çuar në një rritje të porosive të padërguara.

Deri sa një valë e tretë e infeksioneve të COVID-19 godet Evropën, ka detyruar disa qeveri të mbyllin shumë prej industrive të tyre dominuese të shërbimeve.

Indeksi i Prodhimit (PMI) në muajin prill është rritur për 62.9 pikë nga 62.5 pikë që ishte në muajin mars, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

“Eurozona është afër rikthimit ekonomik. Duke parë se ku jemi tani, numrat janë inkurajues. Është një përfundim i paralajmëruar që tremujori i dytë do të jetë shumë më i qëndrueshmen se tremujori i parë”, shprehet Bert Colijn nga kompania ING.

Në Gjermani gjatë muajit prill numri i të papunëve ka arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore.

Në të dhënat e Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA), thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.

Sipas BA-së, numri i njerëzve të punësuar në vend vazhdon të mbetet nën nivelin para pandemisë.