Prodhimi neto shqiptar i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 2.2 herë duke arritur vlerën 3.344 GWh nga 1.546 GWh sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2020, ka bërë të ditur Instituti i Statistikave i Shqipërisë- INSTAT.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 56.5 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 43.2 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovuar) në masën 0.3 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Ndërkohë, eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 1.147 GWh nga 346 GWh duke shënuar një rritje me 3.3 herë.