Subvencionet për energjinë e gjelbër- Holanda ofron 2 miliardë euro për projektin gjigant të “kapjes” së CO2

Qeveria holandeze i ka dhënë 2 miliardë euro  subvencione një konsorciumi që përfshin gjigantë të naftës si  Shell dhe ExxonMobil, për një nga projektet më të mëdha të kapjes dhe ruajtjes së karbonit.

Shell dhe Exxon kërkuan subvencionet në Janar së bashku me furnitorë industrialë të gazit si Air Liquide dhe Air Products,  për një projekt që synim kapjen e dioksidit të karbonit që emetohet nga fabrikat dhe rafineritë në portin e Rotterdamit dhe më pas ta ruajtjen në fusha të gazit në Detin e Veriut. Kompanitë e përfshira kanë thënë se aplikimet e tyre do të pranohen, duke hequr pengesën më të madhe të projektit, që pritet të jetë operacional në vitin 2024 dhe pritet të ulë emetimet e dioksidit të karbonit në zonën industriale me 10%.

Detajet e subvencioneve do bëhen publike pasi të merren vendimet në të gjitha aplikimet këtë vit.  Qeveria deklaroi se do të ofrojë një total prej 5 miliardë euro në subvencione për vitin 2021 për teknologji që synojnë të arrijnë objektivat klimatike.  Aplikimet kanë arritur për një total prej 6.4 miliardë eurosh.   Subvencionet synojnë të kompensojnë kompanitë për kostot ekstra të kapjes së gazrave serë në vend të emetimit të tyre, ndërkohë që porti i Rotterdamit do ofrojë infrastrukturën e nevojshme për të transportuar dioksidin e karbonit tek fushat boshe të gazit në det./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar