Turqi, 2.4 milionë dollarë të ardhura nga turzimi vetëm në tremujorin e parë

Të ardhurat e vendit nga turizmi në periudhën janar-mars shënuan rënie më 40,2 për qind në bazë vjetore në mes të kufizimeve globale të udhëtimit për shkak të koronavirusit.

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi qëndruan në 2,45 miliardë dollarë në periudhën janar-mars, njoftoi autoriteti statistikor i vendit.

Të ardhurat në tremujorin e parë ranë me 40,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për shkak të kufizimeve të udhëtimit në gjithë botën si pasojë e shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).

Reklama e sponzorizuar

“Ndërsa 68,8 për qind e këtyre të ardhurave (duke përjashtuar roaming GSM dhe shpenzimet e shërbimit të marinës) erdhën nga vizitorë të huaj, 31,2 për qind ishin nga qytetarë rezidentë jashtë vendit”, sipas TurkStat.

Numri i vizitorëve që largohen gjithashtu ra me 53,9 për qind në 2,6 milionë gjatë së njëjtës periudhë, me 70,2 për qind të huaj dhe 29,8 për qind shtetas turq që banojnë jashtë.

Të dhënat e TurkStat zbuluan se shpenzimet mesatare për frymë ishin 943 dollarë nga janari në mars.

Më tej theksohet se pothuajse 93,5 për qind e të ardhurave totale të turizmit erdhën nga shpenzimet individuale, 2,29 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet e pakove turistike arritën në 155 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Përveç shpenzimeve shëndetësore, me një rritje prej 4,7 për qind, të gjitha llojet e shpenzimeve ranë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak. Në tremujorin e parë, shpenzimet për sport, arsim, kulturë, shpenzimet e pakove turistike dhe shpenzimet e shërbimeve turistike ranë me 79,5 për qind, përkatësisht 71,0 për qind dhe 62,4 për qind.

“Në këtë tremujor, vizitorët e huaj vizituan Turqinë kryesisht për ‘udhëtime, argëtime, aktivitete sportive dhe kulturore’ me 54,9 për qind”, tha TurkStat.

Të dhënat gjithashtu treguan se mbi 281.300 shtetas turq vizituan vendet e tjera në periudhën tremujore, me një rënie prej 83,9 për qind në bazë vjetore./aa