Vendet më të mira për të emigruar në 2021

Pas një viti të bllokuar për shkak të pandemisë së Covid-19, shumë njerëz po kërkojnë një ndryshim, qoftë një veprim i përkohshëm për t’u bërë ‘nomad dixhital’ apo edhe një ndryshim të përhershëm për të jetuar në një vend apo shtet të ri.

Por me kaq shumë vende për të zgjedhur, të vendosësh për shtëpinë e re mund të mos jetë aq e lehtë. Për t’iu ardhur në ndihmë, organizata e komunitetit të emigrantëve, InterNations ka publikuar së fundmi sondazhin “Expat Insider 2021”, i cili zbulon vendet më të mira për të jetuar dhe për të punuar jashtë vendit tuaj. Studimi përfshin cilësinë e jetës, lehtësinë e zhvendosjes në një vend tjetër, financat personale dhe koston e jetesës në vendet përkatëse të qëndrimit. Këtë vit, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të jepnin informacion mbi përvojat e tyre me pandeminë COVID-19, dhe mënyrën se si ajo ka ndikuar në stilin e jetës së tyre jashtë vendit.

Ku janë vendet më të mira për emigrantët, dhe pse?

Reklama e sponzorizuar
  1. Vietnami

Vietnami është vendi ideal për emigrantët që kërkojnë të kursejnë para ndërsa jetojnë jetën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Plazhet, ushqimi i shijshëm dhe kultura magjepsëse e bëjnë atë një vend ideal për këdo që kërkon të provojë diçka të re.

  1. Kanadaja

Kanadaja njihet kryesisht për njerëzit miqësorë, bukurinë e famshme botërore dhe së fundmi si vendi ideal i distancimit social, me vetëm 38 milionë njerëz në gati 10 milionë kilometra katrorë.

  1. Ekuadori

Shteti i Ekuadorit në Amerikën e Jugut i ka rrënjët thellë në histori. Ai është shtëpia e një prej civilizimeve më të vjetra në botë, ka piramidat e veta dhe vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duke përfshirë ishujt Galapagos dhe qytetin e Quito. Nëse arrini të shkoni në pikën më të lartë të vullkanit Chimborazo pranë Riobamba, do të arrini në pikën më të afërt të botës me diellit.

  1. Australia

Australia është e njohur për qytetet e saj të tilla si Sydney, Melbourne, Brisbane dhe Perth. Ajo gjithashtu përmban ka pika të famshme si plazhi Bondi dhe The Great Barrier Reef. Fundjavat mund t’i zbukuroni, duke bërë barbekju pasi të ketë kaluar disi vapa e pasdites.

  1. Zelanda e Re

Pas menaxhimit të pandemisë, në një prej mënyrave më të mira nga Kryeministrja e tyre Jacinda Ardern, nuk është çudi të gjesh Zelandën e Re të bukur pjesë të kësaj liste. Zelanda e Re prodhon verë të shkëlqyer dhe ofron sporte të tilla si sërfi dhe skijimi. Ky cep i botës i ka me të vërtetë të gjitha ato që mund të kërkonit.

  1. Portugalia

Ata që e dashurojnë stinën e verës, darkat nën freskinë e erës, qytetet mbresëlënëse, duhet të drejtohen patjetër nga shteti i Portugalisë. Nëse shkoni, nuk mund të lini pa provuar një prej tartave më të famshme, Pastel de Nata, që zakonisht shërbehet e nxehtë dhe e spërkatur me sheqer dhe kanellë. Ky vend është gjithashtu i famshëm për gamën e tij të larmishme të fushave të golfit që ofron për të gjithë të apasionuarit ndaj këtij sporti.

  1. Malajzia

Kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, është një nga shtetet më të fuqishme të Azisë Juglindore sa u takon financave dhe fushës së biznesit. Këtu ndodhen edhe shumë vende që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, plazhe të bukur dhe ishuj të veçuar.

  1. Kosta Rika

Në vendin e tretë renditet Kosta Rika. Ajo është shtëpia e plazheve tropikale dhe parqeve mbresëlënëse kombëtare me shumëllojshmëri bimësh dhe kafshësh të rralla. Kosta Rika është një prej zgjedhjeve të padiskutueshme të turistëve që duan të zhyten në biodiversitetin e përqendruar në këtë vend të Amerikës Qendrore. Të mos harrojmë një fakt shumë të rëndësishëm, këtu shërbehet një prej kafeve më të shijshme në botë.

  1. Meksika

Ndërkohë në Meksikë, ushqimi i shijshëm dhe plazhet fantastike, plus një histori e pasur e cila është ende e pranishme në tempujt e saj Mayan e shndërrojnë këtë shtet në arratisjen ideale. Këtu mund të gjeni gjithçka që mund të kërkonit, duke filluar nga pyjet e dendur tek ujërat e kristalta. Do të provoni koktejin margarita më të mirë që mund të keni provuar ndonjëherë.

  1. Tajvani

Në vendin e parë renditet Tajvani, një ishull i vogël në Azinë Lindore, i njohur për tregjet e tij shumëngjyrëshe të natës, Wi-Fi falas nëpër qytetet e tij më të mëdha dhe kuzhinën miqësore vegjetariane. Ai është gjithashtu shtëpia e një prej sistemeve më të mira të kujdesit shëndetësor në botë dhe vendi i fiksuar me simbolin e Hello Kitty-it, që e gjeni thuajse kudo.

Por cilat janë shtetet që duhet të shmangen gjatë 2021?

Nga 59 vendet e analizuara, ato që ishin në fund të saj fillonin nga Kuvajti (i 59-ti), Italia, Afrika e Jugut, Rusia, Egjipti, Japonia, Qiproja, Turqia, India dhe Malta (e 50-ta).

Sipas sondazhit, Kuvajti është vendi më i vështirë PËR emigrantët sepse aty nuk mund të ndihesh kurrë si në shtëpi, Italia është më e keqja për financat personale, ndërsa Afrika e Jugut është më problematikja sa i takon sigurisë së tyre.

Ndikimi i pandemisë Covid-19

Gati gjysma (45 për qind) e të anketuarve thonë se COVID-19 ka pasur një ndikim në qëndrimin e tyre aktual jashtë vendit ose planet e tyre për t’u zhvendosur. 8 për qind e njerëzve që kishin shpresuar të zhvendoseshin në një destinacion të ri në fillim të vitit 2020 përfunduan duke i anuluar planet e tyre.

Rreth një e pesta e të anketuarve jetonin lumturisht jashtë vendit derisa ndodhi COVID dhe i transferoi në shtetet e tyre më shpejt sesa pritej. Sidoqoftë pandemia do të thotë gjithashtu që rreth 1 në 10 njerëz tani kanë vendosur të lëvizin jashtë vendit, me shpresë se 2021 do të jetë viti i duhur.