Vlera e “Dogecoin” bie pas shakasë që bëri miliarderi Musk në “Saturday Night Live”

Miliarderi Elon Musk gjatë moderimit të “Saturday Night Live”, ka thënë në monologun e tij se ai është personi i parë me Asperger që ka moderuar këtë shou.

Musk, një prej personave më të pasur në botë, hapi monologun e tij duke i thënë audiencës në më tepër se 100 shtete se ai është personi i parë me Asperger që moderon këtë shou. Së paku tha që është deklaruar publikisht se vuan nga Aspergeri.

Sindromi Asperger është një gjendje në spektrin e autizmit që asociohet me vështirësi në bashkëveprim shoqëror.

Reklama e sponzorizuar

Musk kishte deklaruar më herët se është diagnostikuar me një gjendje të butë të Aspergerit.

Gjatë moderimi Musk ka bërë shaka edhe me veten, e po ashtu me postimet e tij provokative në T]itter.

“Ndaj të gjithëve që i kam ofenduar thjeshtë dua të them, i kam rishpikur veturat elektrike dhe jam duke dërguar njerëz në Mars. A mendoni se do të isha një njeri normal?” – ka bërë shaka Musk.

Nëna e Muskut, Maye, i është bashkuar atij në skenë dhe të dy kanë bërë shaka për Dogecoinin, kriptovalutën që shpesh e ka përmendur në postime të tij Musk.

Nëna e Muskut tha se shpreson që dhuratë Musk të mos i bëjë Dogecoin, ndaj të cilës Musk tha: “Po është!”

Pas shakave Dogecoin ka rënë dukshëm. Aktualisht ka vlerë 0.55 dollarë për dallim nga mbi 0.73 dollarë sa ishte të enjten. Në një moment vlera ra në 0.44 dollarë.