Në fund të prillit kishte 6.689 më pak persona të papunë në krahasim me gjendjen në fund të marsit, njofton Seco
Situata në tregun zviceran të punës ka shënuar një përmirësim të mëtejshëm gjatë prillit. Kjo tregohet nga të dhënat që ka publikuar të premten Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco), raporton srf.ch.
Puna me kohë të shkurtuar vazhdon të mbetet një masë e rëndësishme sigurie për shumë kompani dhe punonjës gjatë krizës së koronës.
Kështu, në fund të prillit, 151,279 persona në Zvicër ishin regjistruar si të papunë në qendrat rajonale të punësimit (RAV), transmeton albinfo.ch. Kjo ishte 6.689 më pak persona në krahasim me gjendjen në fund të marsit, ka njoftuar sot Seco.
Siç pritej nga ekonomistët, shkalla e papunësisë ka rënë në krahasim me muajin paraardhës me 0.1 pikë përqindjejenë, nga 3.4 në 3.3 për qind.