Çdo sipërmarrës ka një kohë shumë të kufizuar për të arritur objektivat e jetës personale dhe asaj profesionale, të gjejë kohën për t’u marrë me pasionet dhe të ketë gjithashtu edhe ndikim tek të tjerët.
Liderët me performancë të lartë si Jeff Bezos, Oprah, Sara Blakely, Mark Cuban dhe shumë të tjerë mundohen që të rriten personalisht duke përmirësuar zakonet e përditshme.
Jeff Bezos është një nga ata udhëheqës biznesi që e kanë kuptuar se mendja është rruga për zgjedhjet që bëjmë dhe veprimet e ndërmarra për qëllimet tona.
Për të bërë më shumë, për të pasur energji dhe për të përmirësuar veten, do të duhet të kuptoni tre mësime thelbësore të lidershipit me performancë të lartë.
1. Jeff Bezos bën një gjë që është vetëm për të çdo ditë.
Është shumë e rëndësishme që të tregohesh i dhembshur, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të shëndetit tuaj mendor. Jeff Bezos e kupton këtë më mirë se shumë të tjerë. Ai e di se për të jetuar një jetë të lumtur dhe për të ndërtuar një biznes të suksesshëm, ju duhet të vendosni kufij dhe të bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj për t’u siguruar që ato kufij të respektohen.
Të shumta kanë qenë shkrimet e publikuara në media të ndryshme mbi rutinën e përditshme të Jeff Bezos. Pjesë e vendosjes së kufijve të Jeff Bezos është mënyra se si ai e kalon kohën. Ai krijon një plan që e lejon të bëjë gjëra që në fund të ditës të ndihet i lumtur. Bezos bën një gjë argëtuese dhe emocionuese që është posaçërisht për të çdo ditë.
Mësoni nga Jeff Bezos dhe gjeni kohë për ta bërë veten të buzëqeshni duke bërë një gjë posaçërisht vetëm për ju çdo ditë.
2. Jeff Bezos shpenzon kohë cilësore i përqendruar në objektivat që do të arrijë
Shumë drejtues e kalojnë një kohë shumë të madhe të jetës si personale ashtu edhe profesionale të pakënaqur, sepse nuk kanë një qëllim të qartë dhe nuk i kanë vendosur vetes objektiva që duan t’i arrijnë .
Jeff Bezos është produktiv sepse planifikon çdo ditë të tijën. Çdo ditë ka objektiva të qarta për t’u arritur në drejtim të suksesit. Kur ju bëni progres në drejtim të objektivave të rëndësishme, do të keni motivimin e nevojshëm për të vazhduar më tej në rrugën drejt suksesit.
3. Jeff Bezos përdor një qasje të ekuilibruar
Të pasurit e objektivave të qarta çdo ditë të jetës suaj si në drejtim të jetës suaj personale ashtu edhe asaj profesionale do t’ju ndihmojë të keni një mendje më të fortë dhe zakone të shëndetshme që çojnë në produktivitet më të madh dhe arritjen e qëllimeve.
Një element tjetër që shton Jeff Bezos është vendoja e një ekuilibri të artë.
Nëse gjithçka që bëni është të punoni shumë, pa marrë asnjë moment për të shijuar progresin dhe frytet e punës suaj për të festuar arritjet, së shpejti do ta kuptoni se nuk do t’ju pëlqejë aspak ajo që po ndërtoni. Dëshira juaj për t’u krijuar rritur profesionalisht do të kthehet në zhgënjim sepse do të ndiheni sikur jeni gjithmonë duke punuar.
Mësoni nga Jeff Bezos dhe merrni kohën që ju duhet për të festuar arritjet tuaja. Sigurohuni që të përfshini ekuilibrin dhe një qasje afatgjatë ndaj suksesit dhe arritjes së qëllimeve.
Arsyeja e vërtetë pse Jeff Bezos është ndoshta më produktiv se sa ju, është përkushtimi për të jetuar një jetë optimale. Ai ka objektiva të shumta por i ndjek ato nëpërmjet një qasjeje të ekuilibruar, e cila në fund të fundit ka ndërtuar një nga kompanitë më të mëdha në botë. /Entrepreneur/