5 qytete ‘europiane’ që nuk janë në Europë

Nuk është e pazakontë që qytetet në Europë dhe në botë të frymëzohet nga njëri-tjetri. Mbi të gjitha, shumë nga modelet arkitekturore e kanë origjinën në Europë.

Megjithatë, ç’lidhje ka Kulla Eiffel në Afrikën e Jugut? Apo një shëtitore italiane në Kinë? Ja për çfarë e kemi fjalën:

Fshati Normandi, San Francisco, SHBA

Reklama e sponzorizuar

Shtëpitë në fshatin Normandi janë kaq të dëshirueshme. Në disa raste, mund të mendoni se jeni në një set xhirimi për filmat e Disney-t. Arsyeja është se në vitet 1920, California ishte e dashuruar me arkitekturën e Normandisë (rajon në Francën veriore).

 

 

 

Parisi i Vogël, Afrika e Jugut

Në rast se vendosin që të mos ndërmarrin një udhëtim 15-orësh, njerëzit në Afrikën e Jugut mund të drejtohen te Parisi i Vogël, i ndodhur në Hartbeespoort. Shpesh përshkruhet si një destinacion romantik për ata që duan të shijojnë kryeqytetin francez pa shkuar në Paris.

 

 

 

Guanajuato, Meksikë

Rajoni Guanajato i Meksikës mbulon mbi 30,000 kilometra katrorë tokë që duket si një përzierje e shumë stileve të ndryshme të arkitekturës europiane që janë aq të bukura po aq sa konfuze për trurin.

Pjesa më e madhe e terrenit është kaq i ngjashëm me Mesdheun, famullitë janë ndërtuar duke marrë shkas nga arkitektura gotike europiane. Në shekullin XIX, shumë nga ndërtesat me stil barok në Meksikë u zëvendësuan me pjesë neoklasike, kryesisht ndërtesat fetare. Kjo gjë u dha shumë zonave një ndjesi italiane ose franceze.

 

 

 

Melburn, Australi

Qyteti i dytë më i populluar i Australisë është i njohur prej kohësh për shkak të stilit të ndryshëm, i ndikuar nga historitë e kolonizimit: ndikime nga arkitektura viktoriane, të cilat mund t’i gjesh lehtësisht në çdo fshat anglez.

 

 

 

Fshati Florentia, Kinë

Fshati Florentia është më pak një fshat aktual dhe më shumë një seri pikash projektimi, që u ndërtuan duke dhënë një ide të shëtitoreve italiane me dyqanet e famshme. Vizitorët mund të blejnë në Gucci, Burberry dhe Prada.