Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë periudhës janar – maj 2021, ka tejkaluar planin e të hyrave.
Sipas ATK-së, kjo vlerë është për 23.9 milionë euro më shumë, përcjell Telegrafi.
“Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milionë euro me shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milionë euro”, njofton ATK.
Kjo agjenci thotë se, në total ka mbledhur 242.9 milionë euro.