Ari, në rënie të lehtë – Investitorët përmbahen prej komenteve të Fed, dollari limiton humbjet

Ari

Ari u tregtua në rënie të lehtë në nisje të Javës, ndërkohë që investitorët ishin të përmbajtur, pas sinjaleve mikse të Rezervës Federale mbi politikat monetare në javën e kaluar, pavarësisht se dobësimi i dollarit limitoi humbjet për metalin.  Norma spot u lehtësua me 0.1% në 1,778.26 dollarë për onz.

Ari pësoi rënien më të madhe ditore në 5 muaj pasi Rezerva Federale sinjalizoi një tkurrje më herët se sa pritej të politikave me 16 Qershor. Megjithatë, kryetari i bankës Jerome Powell tha se inflacioni nuk do të jetë i vetmi përcaktor i vendimeve mbi normën bazë të interesit.  Diçka që limitoi humbjen e metalit të çmuar në nisje të javë ishte rënia e indeksit të dollarit me 0.1% kundër valutave rivale.  Rënia e dollari e bën metalin e çmuar më të lirë për mbajtësit e valutave të huaja./SCAN TV/