Në vitin 2012, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 383 euro, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro, ndërsa në vitin 2020 ra në 466 euro, pra për 11 euro më pak krahasuar me vitin paraprak.
“Derisa, paga neto nga 348 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 430 Euro në vitin 2019, ndërsa vitin 2020 kemi rënie në 416 Euro, pra me një rënie prej 14 Euro nga viti paraprak”, thuhet në raportin “Niveli i pagave në Kosovë 2020”, të hartuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, kjo rënie e pagës mesatare erdhi për shkak të pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Kosovën në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga qeveria, ku si pasojë ndodhi mbyllja dhe reduktimi i aktivitetit të sektorit privat.
“Pasi që në sektorin privat kemi numrin më të lartë të punësuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që ka ndikuar në rënien e pagës mesatare si bruto po ashtu edhe neto në tërë territorrin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raport. /Buletini Ekonomik/