Cilat janë pagat mesatare zvicerane për profesione të ndryshme?

Fotografi ilustruese

Pavarësisht ekonomisë pandemike, pagat në Zvicër u rritën me 1.5 për qind në vitin 2020, tregon një studim i ri.

Indeksi Zviceran i Pagave, i lëshuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), është një tregues vjetor i rritjes së pagës bruto nga industria.

Rritjet më të mëdha të pagave ishin në IT dhe shërbime të tjera të informacionit, si dhe në shkencë dhe teknologji (3.4 për qind në të dy rastet), përcjell albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Tjetra janë prodhimi i produkteve metalike (2.2 për qind), pasuar nga tregtia dhe riparimi i makinave dhe motoçikletave (2.1) dhe botimi dhe telekomunikacioni (2.0).

Nga ana tjetër, pagat në sektorë si shërbimet financiare janë ndër industritë me rritjen më të ulët të pagave.

Rritje negative u regjistrua në shtatë industri, duke përfshirë sigurimet, shërbimet komunale dhe shitjen me pakicë.

Punëtorët në Zvicër janë ndër më të paguarit në botë, por edhe kostoja e jetesës këtu është një nga më të lartat.

Anketa e Strukturës Zvicerane të Fitimeve të FSO-së për vitin 2018, viti i fundit për të cilin gjenden statistikat zyrtare, raporton pagën mesatare mujore në Zvicër me 6,538 franga.

Platforma e pagave Lohncomputer rendit vlerësimet mesatare të fitimeve mujore të marra nga sondazhet e ndryshme të pagave.

Këtu janë vetëm disa shembuj:

Avokat: 9,300 franga

Kontabilist: 8,125 franga

Mësuesi: 7,292 franga

Punonjësi i bankës: 6,750

Arkitekt: 6,250 franga

Infermiere: 5,667 franga

Zdrukthëtar: 5,150 franga

Parukeri: 4,375 franga