Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se ai e sheh Bitcoinin si një mashtrim që ndikon në vlerën e dollarit amerikan.
Trump ka shtuar se dëshiron që dollari të ishte “monedha e botës”.
“Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim. Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon ndaj dollarit”, tha Trump për Fox News, përcjell Telegrafi.
Komentet e tij vijnë pas njoftimit se El Salvador planifikon ta bëjë të ligjshëm përdorimin e kriptovalutave.
Sipas CoinMarketCap, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 32,600 dollarë gjë që brenda 24 orëve ka pasur rënie për gati 10 për qind.
Çmimi i Bitcoinit vazhdimisht ka rënë që nga fillimi i muajit maj dhe deri më tani nuk është rikuperuar.
Kjo rënie e vlerës i atribuohet Kinës e cila ka ndaluar bankat të ofrojnë shërbime në lidhje me kritpovalutat, si dhe prodhuesit të makinave elektrike Tesla ku kishte njoftuar se nuk do të pranoj pagesa me këto valuta.