Durrësi si Dubai, ja si do të duket porti

Investim 2 miliardë dollarë në portin e Durrësit nga Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, bëhet e ditur se është përfunduar projekti, transmeton albinfo.ch.

Në lidhje me investimin madhor në portin e Durrësit, ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

Nga ana tjetër, sot kreu i qeverisë ka njoftuar se Emaar Group me qendër në Dubai ka miratuar maketin e projektit.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Ramës, porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut.

Postimi

MIRËMËNGJES 😊

dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë🙏