Kompanitë gjermane kanë investuar gati 25 miliardë euro në sektorin e energjisë në Turqi, duke punësuar më shumë se 15 mijë persona, tha Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë Fatih Dönmez.
Duke folur në Forumin e tretë të Energjisë Turke – Gjermane, Dönmez tha se Gjermania, si partneri më i madh tregtar i Turqisë, kishte një vëllim tregtar dypalësh prej 38 miliardë dollarësh në 2020.
Gjermania renditet e para në eksportet e Turqisë me 16 miliard dollarë dhe e dyta në importe me gati 22 miliard dollarë.
Me investime prej më shumë se 13 miliard dollarë në Turqi deri në vitin 2019 dhe me gati 7 mijë kompani gjermane aktive në Turqi, ministri tha se shifrat pasqyrojnë besimin që firmat dhe investitorët gjermanë kanë në sektorët dhe ekonominë turke.
Kjo shihet në sektorin e energjisë së rinovueshme, ku kompanitë gjermane kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm, duke arritur 51 mijë megavat (MW) deri në Prill 2020 nga 12 mijë në vitin 2002./Anadolu Agency/