Inflacioni vjetor i Turqisë pritet të rritet në 17.25% në muajin maj, duke u rritur për të tetin muaj radhazi, në kundërshtim me pritjet e bankës qendrore.
Zhvlerësimi i fundit i monedhës turke lira, i shkaktuar nga shkarkimi i një tjetër zëvendësguvernatori të Bankës Qendrore nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ka rritur inflacionin dhe pritet edhe më shumë.
Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 17.14% në prill. Rënia e monedhës me rreth 15% që nga mesi i marsit ka rritur çmimet e përgjithshme për Turqinë e varur nga importi dhe ka shtyrë inflacionin e çmimit të prodhuesit (PPI) mbi 35% në prill.
Vlerësimi mesatar i 15 ekonomistëve në sondazhin e Reuters për inflacionin vjetor në maj ishte 17.25%, me parashikimet që varionin midis 16.94 dhe 17.58 për qind.
Guvernatori i Bankës Qendrore Sahap Kavcioglu tha muajin e kaluar se inflacioni pritej të arrinte kulmin në Prill pasi arriti në 17%, edhe pse shumica e ekonomistëve e parashikuan më të lartë./Reuters/